Kapitenët e Barcelonës, Flick tregon prapaskenat e vendimit: Dy i vendosa unë, tre të tjerët i zgjodhi skuadra

05/09/2026 16:19

Hansi Flick ka konfirmuar, në prag të sfidës Valencia-Barcelona, informacionin e publikuar më herët nga Mundo Deportivo në lidhje me kapitenët e skuadrës katalanase.

Trajneri gjerman shpjegoi edhe mënyrën se si u mor vendimi për përzgjedhjen e kapitenëve të rinj. Flick zbuloi se ai vetë vendosi që Raphinha dhe Pedri të mbanin shiritin e kapitenit, ndërsa tre kapitenët e tjerë u zgjodhën nga vetë lojtarët e skuadrës.

“Kam tre vite këtu dhe tashmë e njoh më mirë ekipin. Vendosa që Raphinha dhe Pedri të ishin kapitenë, ndërsa skuadra zgjodhi tre të tjerët”, deklaroi Flick.

Tekniku gjerman theksoi se lidershipi dhe ndikimi i lojtarëve në fushë ishin ndër faktorët kryesorë që ndikuan në zgjedhjen e tij.

Vendimi tregon gjithashtu rëndësinë që Flick i kushton karakterit dhe aftësive drejtuese të lojtarëve, jo vetëm brenda dhomave të zhveshjes, por edhe në fushën e lojës.

Top Channel