Interi në vitet e fundit ka rezultuar si skuadra më e mirë dhe më e konsoliduar në Serie A italiane. Në 3 vitet e fundit zikaltrit kanë fituar dy tituj të Serie A dhe kanë arritur dy herë në finalen e Ligës së kampioneve, ndërsa sezonin e kaluar përveç kampionatit fitoi edhe Kupën e Italisë.

Dhe nuk janë të paktë ata që e krahasojnë Interin e Cristian Chivu me atë të Jose Mourinho të vitit 2010, kur zikaltrit fituan Tripletën e trofeve, Champions League, Serie A, Kupë Italie.

Një krahasim ky që nuk pranohet në asnjë mënyrë nga një prej elementëve më të rëndësishëm të asaj skuadre siç ishte Wesley Sneijder sipas të cilit asnjë prej futbollistëve aktualë nuk do të ishte titullar te Interi i 2010.

‘Si është ky Inter në krahasim me atë të Tripletës? Pas 16 viteësh ende nuk ka dalë një skuadër njësoj si e jona-tha Sneijder për të përditshmen La Gazzetta Dello Sport’-mendoj se asnjë lojtar i këtij Interi nuk do të kishte luajtur te skuadra jonë. Lautaro Martinez në vendin tim? Mos bëni shaka…’.

Holandezi foli edhe për sfidat e ardhshme që e presin Interin, që janë dy përballje shumë të vështira me zikaltrit që do të luajnë me Napolin në San Siro e më pas me Realin e Madridit në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampioneve

‘Napoli dhe Reali? Përpara ndeshjes në Bernabeu, është më mirë të luhet kundër një skuadre të rëndësishme italiane-tha Sneijder-në të dyja ndeshjet është e nevojshme që të jenë të gjithë në 100% të formës dhe t’i japin një mesazh botës. Me dy rezultate pozitive, Inter do të tregonte se mund të rifitojë kampionatin dhe t’i shkojë Ligës së Kampioneve deri në fund’.

Top Channel