Përplasje totale në futbollin botëror, FIFA i shpall luftë UEFA-s: Fushatë njollosjeje ndaj Infantinos
Louis van Gaal ka bërë një hap të pazakontë larg futbollit, duke u shfaqur në një video promocionale me këngëtaren e njohur holandeze Roxy Dekker.
75-vjeçari, i cili u largua nga drejtimi i kombëtares së Holandës në vitin 2022 dhe më pas iu nënshtrua trajtimit për kancer, duket se po shijon një tjetër rol publik, këtë herë si pjesë e një projekti muzikor.
Van Gaal dhe Roxy Dekker shfaqen së bashku në fushën e Johan Cruyff Arena, stadiumi i Ajaxit, ku ish-trajneri i Manchester United i mëson këngëtares 21-vjeçare disa elemente të futbollit.
E veshur me fanellën portokalli të kombëtares holandeze, Dekker përpiqet të zbatojë udhëzimet e Van Gaal, duke vrapuar me topin, kontrolluar atë, bërë xhonglime dhe goditur me kokë.
Në një moment, Van Gaal i kërkon asaj të luajë me të njëjtin ritëm si futbollistja holandeze Sherida Spitse. Dekker pranon se nuk e njeh lojtaren, ndërsa Van Gaal i përgjigjet me humor: “As unë nuk kisha dëgjuar më parë për ty!”
Roxy Dekker, këngëtare, autore këngësh dhe krijuese e përmbajtjeve në TikTok, do të performojë në Johan Cruyff Arena në prill të vitit të ardhshëm. Aktualisht, ajo po zhvillon një seri prej tri koncertesh në Ziggo Arena, me kapacitet rreth 17 mijë spektatorë.
Të dy protagonistët kanë lindur në Amsterdam, ndërsa Van Gaal ka një histori të gjatë me futbollin holandez dhe klubin Ajax.
Ish-trajneri i Bayern-it dhe Manchester United kaloi gjithashtu në pankinat e Ajaxit, Barcelonës dhe Bayern Munichut. Gjatë karrierës së tij ai fitoi shtatë tituj kampionati dhe udhëhoqi Holandën deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2014.
Top Channel