Formula 1/ Nga torta te salca djegëse, lufta e çmendur mes Kimit dhe Bono-s te skuadra Mercedes
Ferrari ka dhënë sinjalet e para të forta në shtëpinë e tij, teksa Charles Leclerc vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Italisë në Monza.
Piloti i Ferrarit e mbylli xhiron më të shpejtë me kohën 1:23.8, duke lënë pas shokun e skuadrës, Lewis Hamilton, me vetëm 173 të mijtat e sekondës.
Pas dy Ferrarive u rendit George Russell me Mercedes, 304 të mijtat larg kohës së Leclerc, ndërsa Kimi Antonelli kompletoi pesëshen e parë, 636 të mijtat pas kryesuesit.
Mes dy pilotëve të Mercedesit u pozicionua Liam Lawson me Red Bull, i cili përfundoi 425 të mijtat pas Leclerc. Lawson po zëvendëson Isaac Hadjar, ndërsa Max Verstappen nuk mori pjesë në këtë sesion. Piloti holandez ia la përkohësisht makinën e tij pilotit të tretë japonez, Ayumu Iwasa, i cili e mbylli FP1 në vendin e 17-të.
Ndërkohë, McLaren nuk arriti të vendosej në krye të renditjes. Lando Norris, fituesi i dy Çmimeve të Mëdha të fundit në Hungari dhe Holandë, u rendit i gjashti, 711 të mijtat pas Leclerc. Oscar Piastri ishte i 11-ti, me një diferencë prej 1.176 sekondash.
Mes dy pilotëve të McLaren u renditën Arvid Lindblad i Racing Bulls, Gabriel Bortoleto i Audi dhe dy pilotët e Alpine, Franco Colapinto dhe estonezi Paul Aron.
Ky i fundit pati mundësinë të drejtonte makinën A526 të Pierre Gasly në sesionin e parë, duke zëvendësuar francezin në provat e lira. Gasly është fituesi i Çmimit të Madh të Italisë të vitit 2020.
Top Channel