Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos
Pas një vere të trazuar dhe të përjetuar si futbollist pa kontratë, Dusan Vlahovic pranoi projektin e Besiktasit. Një vendim ku për të cilin sulmuesi serb është krejtësisht i bindur se është i duhuri siç e pohoi ai vetë për Mozzart Sport.
‘Kam folur me shumë klube. Duke qenë se isha lojtar i lirë, ishte mëse normale-tha Vlahovic-shumë skuadra kërkuan informacione apo tentuan të nënshkruajnë me mua. Merkatoja është një proces shumë dinamik; një ditë ndodh një gje dhe ditën tjetër gjithçka mund të ndryshojë. U mendova gjatë, isha i duruar dhe në fund mendoj se kam marrë vendimin më të mirë për karrierën time. Koha do të tregojë nëse do të jetë kështu, por unë jam i bindur’.
Ish sulmuesi i Juventusit, për më tepër motivo zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Stamboll.
‘Bënë gjithçka për të nënshkruar me mua-shtoi Vlahovic-gjatë gjithë verës kërkuan të kontaktojnë me mua dhe kjo më dha shumë kënaqësi. Besoj se në jetë është e rëndësishme të shkosh atje ku të duan më shumë. Presidenti dhe drejtori sportiv udhëtuan nga Stambolli në Beograd, qëndruan 7-10 ditë dhe kemi folut. Ambicia e tyre, projekti e sidomos trajneri patën një rol thelbësor. E njoh shumë mirë, kemi punuar bashkë te Fiorentina dhe ndoshta ishte aspekti më i rëndësishëm’.
Top Channel