“Debati për më të mirin e të gjitha kohërave, u zgjidh” – një frazë e shkurtër, por e mjaftueshme për të ndezur sërish internetin dhe për të rikthyer në qendër të vëmendjes rivalitetin Lionel Messi-Cristiano Ronaldo.
Lionel Messi ka publikuar në rrjetet sociale një postim që nxjerr në pah arritjet e tij me kombëtaren e Argjentinës, duke i paraqitur ato në formën e një “fature”. Në postim janë renditur golat, asistet, minutat e luajtura dhe trofetë e fituar gjatë karrierës së tij ndërkombëtare.
🚨 Leo Messi via IG:
— MessiXtra (@MessiXtraHQ) September 2, 2026
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mesazhi “Debati për më të mirin e të gjitha kohërave, u zgjidh”.
Postimi u përhap me shpejtësi në internet dhe menjëherë riktheu debatin e vjetër: Messi apo Ronaldo, kush është GOAT-i i futbollit?
Për shumë tifozë të Messit, trofetë e fituar me Argjentinën, veçanërisht Kupa e Botës 2022, dy titujt e Copa America, medalja e artë olimpike dhe Finalissima, janë argumente të mjaftueshme për ta konsideruar atë më të mirin e historisë.
Por tifozët e Cristiano Ronaldo nuk e kanë pritur aspak mirë këtë postim. Në rrjet, shumë prej tyre e kanë interpretuar frazën si një provokim të drejtpërdrejtë ndaj Ronaldos, edhe pse Messi nuk e përmend emrin e portugezit.
Dhe pikërisht këtu ka nisur sërish “lufta” në rrjet: tifozët kanë rikthyer statistikat, rekordet, trofetë dhe argumentet pro dy yjeve, duke e kthyer postimin e Messit në një tjetër betejë virtuale mes dy kampeve.
Top Channel