‘I bëri gjëmën’ Italisë me Bosnjen, Edin Dzeko tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja

03/09/2026 13:11

Edin Dzeko i thotë lamtumirë kombëtares boshnjake. Ish sulmuesi i Romës, Interit e Manchester City iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë të ditur vendimin e tij me futbollistin që do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares së tij ne 2 tetor ndaj Suedisë, një ndeshje kjo e vlefshme për Nations League.

‘Asgjë në karrierën time nuk është krahasuar me krenarinë që ndjeva sa herë që vesha këtë fanellë. Asgjë! Tani ndiej se ka ardhur koha të dal në pension. Nëse kam arritur të luaj për ekipin kombëtar deri në moshën 40 vjeç, është sepse kam dhënë vërtet gjithçka që kisha. Çdo herë. Gjithçka. Emocionet që ndjeva natën e golit kundër Uellsit dhe më pas në Zenicë kundër Italisë do të mbeten në zemrën time përgjithmonë. Të shihja njerëz duke festuar në rrugët e qyteteve tona ishte një tjetër dhuratë e jashtëzakonshme që më ka dhënë futbolli-theksonte ndër të tjerat në mesazhin e tij Edin Dzeko.

Kështu, mbyllet një epokë për kombëtaren e Bosnjes me të cilën Dzeko ka zhvilluar 2 Botërore, i fundit ky i kësaj vere pasi eliminoi Italinë 4 herë kampione të botës në playoff.

Top Channel