Këtë të mërkurë, Burnley priti Middlesbrough në shtëpi në sfidën e vlefshme të javës së katërt të Championship.

Skuadra vendase ishte pa sulmuesin e saj kryesor Flemming të cilin e transferuan te Ipsëich, një lëvizje kjo që i krijon më shumë hapësira Armando Brojës për t’u aktivizuar më shumë në fushën e lojës

Në sfidën ndaj Middlesbrough, sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues në minutën e 77  kur zëvendësoi Larsen. Gjatë këtyre minutave Broja u pa aktiv teksa shkaktoi edhe panik në mbrojtjen kundërshtare kur krijoi një mundësi të mirë për skuadrën e tij, por që nuk mundi ta shfrytëzojë siç duhet. Përsa i përket ndeshjes ajo përfundoi 1-1 me Middlesbrough që shënoi i pari me Morris në minutën e 23, ndërkohë që Raghouber barazoi për Burnley në minutën e 54.

VIDEO e momentit të krijuar nga Broja

Top Channel