Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
Edon Zhegrova merr një lajm të keq në prag të startit të sezonit të ri në Europa League. Futbollisti dardan nuk do të mund të luajë me bardhezinjtë në këtë kompeticion, i dyti për nga rëndësia në kontinentin evropian.
Juventus publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Europa League dhe në apel mungon emri i Edon Zhegrovës. Por futbollisti i kombëtares së Kosovës nuk është i vetmi që ka mbetur jashtë skuadre për aventurën evropiane në këtë sezon. Trajneri Spalletti ka vendosur që të mos përfshijë në të edhe 4 emra të tjerë; Khephren Thuram që do të kthehet në dispozicion në 2027 pas ndërhyrjes kirurgjikale që do të kryejë në gju. Po kështu nuk do të jenë as Milik, Rugani dhe Ekhator.
Janë të përfshirë në listën UEFA ardhjet e reja të Zonjës së Vjetër; Grabara, Celik, Kolo Muani, Alajbegovic, Vicario, Lucumi, ëoltemade e Sarr, po kështu figuron rregullisht edhe Cabal pavarësisht zërave për largim të tij në orët e fundit të merkatos së transferimeve. Takimi i parë i Juventusit në Europa League do të jetë të enjten e 17 shtatorit në Allianz Stadium me sfidën ndaj holandezëve të NEC Nijmegen.
Top Channel