Italia, Mancini bën paralajmërimin: Kombëtarja e fortë, prisni të reja në listën e të grumbulluarve

02/09/2026 22:44

‘Kemi një kombëtare të fortë me lojtarë të rinj interesantë. Shpresojmë të marrim rezultate të rëndësishme, nuk kam folur ende me senatorët e skuadrës’-kështu u shpreh trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini në Gran Gala del Calcio.

Tekniku i Të Kaltërve më pas dha përshtypjet e tij për dy javët e para të Serie A

‘Futbollistërt duhet ende të kthehen në formën e tyre më të mirë, por kam parë talente interesante-tha Mancini-mund të ketë të reja në listat e të grumbulluarve për ndeshjet e ardhshme. Si forcë, jemi ende mes 10 kombëtareve më të mira të botës’.

Roberto Mancini tregoi pikat se ku duhet të përqendrohet më shumë puna te kombëtarja italiane.

‘Duhet të punojmë në mesfushë dhe sulm, jam i kënaqur që kam Pio Esposito-tha Mancini-fituam Evropianin me Immobile që luante në forcën e 6 të kampionatit, kurse tani kemi një titullar të Interit. Dhe të mos harrojmë Kean. Kemi fatin të kemi disa futbollistë që luajnë në Premier League, mendoj për Kayode, Tonali, Palestra dhe Calafiori. Të gjithë futbollistë të nivelit të lartë, do t’i japin shumë grupit’.

Dhe në fund trajneri i Të Kaltërve zbuloi edhe strategjinë e tij

‘Duhet të jemi shumë të shpejtë në marrjen e vendimeve, në të kuptuarit sa më shpejt të jetë e mundur si mund të bëjmë bashkë futbollistët që luajnë prej vitesh në kombëtare me të rinjtë-shtoi Mancini-nuk mund të mendojmë që të hedhim menjëherë të rinjtë në fushë. Të rinjte duhen ndihmuar. Kanë kualitete por duhet dikush në fushë që t’i drejtojë. Këtu duhet të përmirësohemi dhe të hedhim në fushë një skuadër që të ketë diçka të re’

Top Channel