Burri e drogonte gruan prej 20 vitesh dhe ftonte të panjohur ta përdhunonin, nëntë persona në gjyq
Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, afro 32 kilometra në jug të Silivrit, një periferi e Stambollit. Anija “Tugberk İmamoglu” u përplas me mjetin me flamur turk “Alsu”, i cili sipas autoriteteve nuk pësoi dëmtime të dukshme.
Pas përplasjes humbi çdo kontakt me ekuipazhin e anijes së mallrave. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një varkë shpëtimi dhe mbetje të tjera të “Tugberk İmamoglu”, por ende asnjë gjurmë të personave që ndodheshin në bord.
Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare deklaroi se anija konsiderohet e fundosur, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa telefonat e anëtarëve të ekuipazhit rezultuan të fikur ose pa përgjigje.
Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu, bëri të ditur se në bord ndodheshin dhjetë marinarë, përfshirë kapitenin, të gjithë shtetas turq. Anija 90 metra e gjatë po lundronte nga porti mesdhetar i Iskenderunit drejt Ereğlit, në Detin e Zi.
Ndërsa “Alsu”, me gjatësi 91 metra, po udhëtonte nga Kocaeli drejt Aliağas, në bregdetin e Egjeut.
Top Channel