Mbeti i plagosur në aksidentin e një dite më parë në aksin Mbrostar–Levan, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 19-vjeçari

01/09/2026 15:18

Indrit Shyti, 19-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në aksin Mbrostar–Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu, i cili ishte drejtuesi i automjetit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë.

Për 19-vjeçarin nga Kurbini, pak ditë më vonë pritej të ishte një ditë feste, pasi do të festonte ditëlindjen. Por fati e ktheu udhëtimin në një tragjedi që i mori jetën në moshën më të re.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Top Channel