Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk del përpara gjykatës, prokurorët do të kërkojnë dënimin me vdekje, 23-vjeçari vendos të heshtë
Disa lëndë shpërthyese janë gjetur ditën e sotme në një nënstacion energjetik në Turnow-Preilack, në Brandenburg, pranë termocentralit me qymyr Jänschwalde, në Gjermani.
Sipas ‘The Guardian’, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për lëndët shpërthyese të gjetura në nënstacionin energjetik.
“Po sigurohen provat”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Sipas tij, në vendngjarje ndodhen edhe ekspertë për çmontimin e bombave.
Dëmtime në një linjë energjetike u konstatuan mëngjesin e sotëm, raportoi gazeta Die Welt. Ndërsa mediumi lokal Märkische Allgemeine bëri të ditur se lëndët shpërthyese ishin gjetur dhe çaktivizuar në vendngjarje. Policia, megjithatë, theksoi se nuk kishte rrezik për publikun.
Sipas hetuesve, lëndët shpërthyese mund të kenë pasur si qëllim shkaktimin e një ndërprerjeje të gjerë të energjisë elektrike. Megjithatë, operatori i rrjetit 50Hertz i tha MAZ se bëhej fjalë vetëm për një “ndërprerje të shkurtër” të shërbimeve.
Sipas raportimeve autorë ende të paidentifikuar besohet se kanë shkaktuar dëme në disa linja energjetike të rrjetit të transmetimit të 50Hertz.
Megjithatë, në këtë fazë nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi autorët e mundshëm apo motivet e incidentit. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse ngjarja në Brandenburg ka ndonjë lidhje me incidentin e raportuar në aeroportin e Leipzig-ut.
Top Channel