Muzika solli një tjetër atmosferë në sheshin e Kukësit. “Bash n’Kukës” mblodhi artistë të njohur dhe këngëtarë të rinj, të cilët performuan drejtpërdrejt me kitarë dhe instrumente të tjera muzikore.
Mes tyre ishte edhe Osman Shehu, kryetar i grupit të njohur kosovar “Fontana”, i cili vlerësoi koncertin dhe marrëdhënien e veçantë me Kukësin.
Publiku e priti me entuziazëm mbrëmjen muzikore, duke kërkuar që aktivitete të tilla të zhvillohen më shpesh në sheshin e qytetit.
Për organizatorët, qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte promovimi i muzikës së interpretuar drejtpërdrejt dhe i këngës së lehtë qytetare.
Në skenë u ngjitën edhe Elnor Elezi, Ylli Selmani, Enea Selmani, Alba Zeneli, Klea Kastrati dhe Andis Isufaj, duke sjellë zërat dhe energjinë e një brezi të ri.
Top Channel