Sulm me dron ukrainas në Sevastopol dhe Belgorod, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur
Ivanka Trump po shijon disa ditë pushimesh, këtë herë në brigjet e Kosta Rikës, ku është fotografuar duke kaluar kohë në det dhe duke provuar të bëjë sërf.
Vajza 44-vjeçare e presidentit amerikan u shfaq mbi një dërrasë sërfi, e veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë noti të bardhë me jakë.
Në fotografitë e publikuara, Ivanka shihet duke luftuar për të ruajtur ekuilibrin mbi dallgë, ndërsa përpiqet të qëndrojë mbi dërrasë me krahët e hapur.

Por aventura e saj në det nuk shkoi tamam sipas planit. Në një moment, ajo humbi ekuilibrin dhe ra në ujë. Sidoqoftë, duket se kjo nuk ndikoi aspak në humorin e saj, pasi Ivanka e priti momentin me buzëqeshje dhe vazhdoi të shijonte ditën.
Udhëtimi në Kosta Rikë është vetëm një prej disa destinacioneve që Ivanka Trump ka vizituar gjatë kësaj vere.

Në muajt e fundit, ajo ka kaluar kohë në Hamptons me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ka udhëtuar drejt Bahamas dhe ka zhvilluar gjithashtu një udhëtim familjar në Islandë.
Edhe në rrjetet sociale, Ivanka ka ndarë momente nga këto pushime, duke publikuar fotografi nga udhëtimet dhe duke treguar disa prej veshjeve të saj verore.

Gjatë qëndrimit në Islandë, ajo pozoi në një spa së bashku me Kushner, ndërsa në një tjetër fotografi çifti shfaqej duke shijuar kohën në një jaht.

Për Ivankën, kjo verë duket se ka qenë e mbushur me udhëtime, momente familjare dhe eksperienca të reja. Edhe pse tentativa për të bërë sërf në Kosta Rikë përfundoi me një rënie në ujë, ajo duket se e ka shijuar në maksimum aventurën.
Top Channel