Gjashtë muaj nga fillimi i luftës në Iran, ja cilat janë çështjet që mund të përcaktojnë fatin e saj
Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije që, sipas saj, përdorej nga trafikantët e drogës për furnizim me karburant në Paqësorin lindor.
Ndryshe nga operacionet e mëparshme, këtë herë personat që ndodheshin në bord u larguan nga anija pa u përdorur forcë vdekjeprurëse.
Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Amerikën Latine dhe Karaibet (SOUTHCOM) bëri të ditur se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe se përdorej nga banda Los Choneros, një nga grupet kriminale më të fuqishme në Ekuador.
Pas largimit nga anija, personat në bord iu dorëzuan autoriteteve ekuadoriane. Sipas SOUTHCOM, operacioni u planifikua dhe u realizua në koordinim me qeverinë e Ekuadorit.
Një videoklip rreth 20 sekonda, i publikuar nga autoritetet amerikane, tregon momentin kur një shpërthim i fuqishëm shkatërron plotësisht anijen.
Rasti konsiderohet i pari i njohur që nga nisja e kësaj fushate në shtator 2025, ku ushtria amerikane shkatërron një anije të dyshuar për trafik droge pa bombarduar personat që ndodheshin në bord dhe pa shkaktuar viktima mes tyre.
Sipas ushtrisë amerikane, operacioni kishte për qëllim të ndërpriste “një qendër kritike furnizimi për trafikantët e drogës”.
On Aug. 28, at the direction of #SOUTHCOM Commander Gen. Francis L. Donovan, and in coordination and collaboration with the Government of Ecuador, Joint Task Force Western Hemisphere (JTF-WHEM) successfully interdicted a vessel operating as a floating refueling station in support… pic.twitter.com/ZEj735JRmP
— U.S. Southern Command (@Southcom) August 29, 2026
Që nga shtatori i vitit 2025, operacionet amerikane kundër anijeve në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor, të dyshuara për transport droge, kanë shkaktuar më shumë se 200 viktima. SOUTHCOM i ka cilësuar personat e vrarë si “narko-terroristë”, ndërsa Uashingtoni thotë se fushata synon të ndalojë trafikimin e drogës drejt tregut amerikan përmes rrugëve detare.
Megjithatë, administrata e presidentit Donald Trump nuk ka paraqitur publikisht prova që të vërtetojnë se anijet e goditura në këto operacione ishin të përfshira në trafik droge apo në aktivitete të tjera të paligjshme.
Operacionet amerikane janë kritikuar nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch dhe Amnesty International, si dhe nga ekspertë të pavarur të Kombeve të Bashkuara. Ata argumentojnë se sulmet shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe kanë denoncuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse si ekzekutime jashtëgjyqësore.
Top Channel