Aktorja shfaqet e veshur me bluzën e nënës së ndjerë, Glenn Close emocionon fansat: Ndihem e bekuar

29/08/2026 10:13

Aktorja e njohur Glenn Close ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të qetë dhe emocional nga shtëpia e saj në Montana.

Në një video të publikuar në Instagram, Close shfaqet e veshur me një bluzë që i përkiste nënës së saj të ndjerë, ndërsa shijon perëndimin e diellit në një ambient të rrethuar nga pemë.

Aktorja duket e qetë dhe e lumtur, teksa shijon ajrin e freskët dhe momentin e relaksit në shtëpinë e saj.


“Përshëndetje të gjithëve. Jam në shtëpi, duke u çlodhur, duke veshur këmishën e mamasë, duke e lënë erën të fryjë nëpër flokët e mi të bardhë, duke parë perëndimin e diellit. Ndihem e bekuar. Faleminderit, mirupafshim”, u shpreh ajo në videon e publikuar.

Momenti i thjeshtë, por plot ndjeshmëri, ka tërhequr vëmendjen e fansave, veçanërisht për shkak të lidhjes emocionale që aktorja shfaq përmes veshjes së nënës së saj të ndjerë.

Top Channel