E pabesueshme/ Refuzoi Juventusin, ish-mesfushori i Milanit rikthehet aty ku u bë i njohur
Galatasaray nuk duket se ka ndërmend të ndalet me Rafael Leão-n. Menjëherë pas transferimit të sulmuesit portugez, klubi turk ka kërkuar informacion nga AC Milan për Youssouf Fofana.
Mesfushori francez është një tjetër lojtar që mund të largohet nga Milani këtë verë dhe Galatasaray ka nisur të interesohet për mundësinë e transferimit të tij.
Sipas informacioneve të fundit, Fofana mund të largohet në formën e huazimit, ndërsa vetë lojtari do ta mirëpriste një transferim te Galatasaray, duke e konsideruar klubin nga Stambolli si një mundësi interesante për kapitullin e ardhshëm të karrierës.
Kështu, pasi mbylli operacionin për Rafael Leão-n, Galatasaray po shqyrton mundësinë për të marrë edhe Fofana-n nga Milani. Leão tashmë ka përfunduar aventurën e tij shtatëvjeçare në Milano dhe ka udhëtuar drejt Turqisë, ndërsa Milani ka pranuar një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh për portugezin.
Nëse Galatasaray arrin marrëveshje edhe për Fofana-n, atëherë merkatoja mes klubit turk dhe Milanit do të shndërrohej në një nga bashkëpunimet më të rëndësishme të ditëve të fundit të merkatos.
Top Channel