Vendimi për të shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin, Kryeministria reagon për Top Channel: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak Protesta duket se po krijon një tjetër grupim apo parti tjetër politike.
Disa nga pjesëmarrësit në protestë, që e konsiderojnë veten intelektualë, janë veçuar nga turma për të marrë përfaqësimin e saj, pasi sipas tyre kjo lëvizje është marrë tanimë. Iniciator për këtë është konspiracionisti Alfred Cako.
“Ata duan që vendi të kalojë në kaos”, u shpreh Cako.
“Ia kanë marrë zërin protestës. Duhet të marrim sheshin që t’i jepet zëri i protestuesve të vërtetë”, tha një nga të pranishmit në mbledhje.
Por edhe pse e nisën për t’u bashkuar, edhe në mes këtij grupimi pati debate dhe përzënie.
U hodhën ide e mendime për t’i dhënë një tjetër formë e përmbajtje protestës, me synim largimin e Edi Ramës.
“Studentët kur të vijnë të bojkotojnë mësimin dhe të vijnë në protestë”, u shpreh një nga të pranishmit.
“Të mos vazhdojmë vetëm me ecje pasdite, po të bllokojmë rrugët”, tha një tjetër i pranishëm
Top Channel