Po kultivonin 355 bimë kanabis në 15 parcela të ndryshme, pranga dy personave në Fushë-Arrëz

29/08/2026 14:34
foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Fushë Arrëz, pasi dyshohen se kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në tokë publike.

Në pranga kanë rënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.

Sipas bluve, nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit kishin kultivuar në 15 parcela, në tokë publike në fshatin Aprip e Gurit, gjithsej 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa-javor, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit të 355 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në 15 parcela, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel