Video/ Përmbytjet shkatërruese në Nepal, pamjet satelitore zbulojnë përmasat e katastrofës

28/08/2026 12:49

Imazhet satelitore kanë dokumentuar përmasat e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet katastrofike që goditën rajonin kufitar Nepal-Tibet më 26 gusht.

Reshjet dhe përmbytjet e fuqishme shkaktuan shkatërrimin e ndërtesave dhe urave, ndërsa raportohen qindra persona të vdekur ose të zhdukur.
Pamjet e marra nga PlanetScope tregojnë ndryshimet e mëdha në zonat e prekura, nga Timure dhe Chappthoke, deri te akullnaja Langtang-Lirung, pranë kufirit me Tibetin.
Dëmet janë evidentuar gjithashtu në Syapru Besi, Bidur dhe Kolpurtar, duke treguar përhapjen e gjerë të pasojave të katastrofës natyrore.
Pamjet satelitore krahasojnë gjendjen e zonave para dhe pas përmbytjeve. Ndryshime të dukshme janë evidentuar edhe në akullnajën Langtang-Lirung, ku janë krahasuar pamjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe në Syapru Besi, Bidur dhe Kolpurtar, duke nxjerrë në pah ndikimin e fuqishëm të përmbytjeve në territor.
Pamjet ofrojnë një dëshmi të qartë vizuale të shkallës së katastrofës dhe të dëmeve të shkaktuara në këtë zonë malore të Nepalit.

Top Channel