“Apokalipsi” i Rusisë del në det, nëndetësja Khabarovsk nis testet me silurët bërthamorë Poseidon
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.
Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit. Ai shtoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po ushtrohen ndaj tij”, deklaroi Pete Hegseth, Sekretar i Mbrojtjes së SHBA.
Por Irani duket i pa shqetësuar nga plani i Trumpit për një “D Day” ekonomik kundër tij. Ministri i Ekonomisë, Ali Madanizadeh, u shpreh se Teherani ishte “plotësisht i përgatitur” për sanksionet, të cilat, sipas tij, thjesht do të çonin në “një tjetër humbje” për SHBA-në. Madanizadeh tha se as Kina, as Rusia nuk i kanë pranuar masat amerikane dhe parashikoi se edhe vende të tjera do t’u rezistojnë atyre.
“Qeveria jonë është dhe ka qenë e përgatitur, dhe ka një plan dyvjeçar për menaxhimin e këtyre zhvillimeve,” tha ministri për televizionin shtetëror, duke shtuar se Teherani kishte “pritur prej kohësh që një gjë e tillë të ndodhte”. “Edhe ne kemi mjetet tona dhe dimë se si të luajmë këtë lojë,” shtoi ai.
Top Channel