Një market është grabitur ditën e sotme në Durrës, pranë ish-URT-së, në lagjen 17.
Autori i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe pasi ka shtyrë me duar punonjësen e shërbimit ka marrë nga kasa një shumë parash.
I dyshuari u identifikua nga policia si Fabio Salillari. Policia e Durrësit po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel