Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Athinë, dëshmia e vëllait të saj: E kishte kërcënuar edhe më herët, i thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…
Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një person, i identifikuar si Pablo Adrian HT, i njohur me pseudonimin “Caballo”, i cili dyshohet se ishte i lidhur me rrjetin kriminal shqiptar të drejtuar nga Dritan Gjika, i arrestuar vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas autoriteteve, “Caballo” dyshohet se vepronte si operator financiar i grupit dhe ishte i përfshirë në menaxhimin e aktiviteteve financiare të strukturës që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës.
Arrestimi u krye gjatë një bastisjeje në një pronë në zonën e kryqëzimit të Avenida Sigchos me rrugën Calaví, në kantonin La Maná.
🚨 ¡ATENCIÓN!!!
𝑬𝒍 𝑬𝒋𝒆́𝒓𝒄𝒊𝒕𝒐 𝑬𝒄𝒖𝒂𝒕𝒐𝒓𝒊𝒂𝒏𝒐 𝒂𝒑𝒓𝒆𝒉𝒆𝒏𝒅𝒆 𝒂 𝒂𝒍𝒊𝒂𝒔 “𝑪𝒂𝒃𝒂𝒍𝒍𝒐”vinculado a la mafia Albanesa; este golpe afecta en la logística y actividad financiera a la estructura criminal.Seguimos firmes, protegiendo a la ciudadanía y… pic.twitter.com/Kaavd9kpsD
— Ejército Ecuatoriano (@EjercitoECU) August 23, 2026
Pablo Adrian HT po hetohet gjithashtu për dyshime për pastrim parash dhe krim të organizuar. Autoritetet ekuadoriane vijojnë hetimet për të zbardhur rolin e tij dhe lidhjet e mundshme me strukturën kriminale.
Top Channel