Dyshohet se u mbyt teksa po lahej në det, humb jetën në Shëngjin 19-vjeçari nga Kosova
24/08/2026 15:35
Një 19-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në det gjatë paradites së sotme në plazhin e Shëngjinit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa i riu, i identifikuar me inicialet Sh. S., ndodhej duke u larë në det.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të incidentit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel