Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10 milionë fuçi naftë në ditë drejt tregjeve globale, korridori sekret…
Këshilltarja e Presidentit amerikan Donald Trump, Natalie Harp, është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së saj të afërt me presidentin, duke nxitur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.
Thashethemet kanë shkaktuar reagim të ashpër nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa një burim pranë administratës pretendon se edhe Melania Trump është e pakënaqur me komentet.
Harp, 35 vjeçe, ka qenë pjesë e rrethit të Trump në role të ndryshme që prej vitit 2018. Ajo e ka falënderuar publikisht presidentin për mbështetjen që, sipas saj, i dha gjatë përballjes me kancerin e kockave. Harp ka folur gjithashtu për legjislacionin që u mundëson pacientëve me sëmundje terminale të kenë qasje në trajtime eksperimentale, edhe pse disa prej pretendimeve të saj janë kundërshtuar.
Spekulimet për një lidhje jashtëmartesore u rikthyen pas komenteve të senatorit demokrat nga Xhorxhia, Jon Ossoff, i cili gjatë një tubimi elektoral më 16 gusht bëri ironi me marrëdhënien e afërt profesionale dhe udhëtimet e përbashkëta të Trump dhe Harp.
Një burim pranë Shtëpisë së Bardhë tha se “Zonja e Parë nuk e pëlqen këtë lloj gjëje”. I njëjti burim pretendoi se Trump është gjithashtu i irrituar nga spekulimet publike për jetën e tij personale.
Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër ndaj komenteve, duke e cilësuar Harp si një nga “ndihmëset më besnike dhe më punëtore” të presidentit.
“Natalie Harp është një nga ndihmëset më besnike dhe më punëtore në ekipin e Presidentit Trump… Askush nuk interesohet fare për atë që thotë ky humbës i lehtë”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle.
Ndërkohë, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, sulmoi gjithashtu Ossoff, duke e cilësuar atë si “humbësin më të madh në politikë”.
I pyetur për spekulimet, Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt thashethemeve për marrëdhënien me Harp, por sulmoi senatorin Ossoff, duke e krahasuar atë me personazhin televiziv Pee-wee Herman.
Në qendër të vëmendjes është edhe raporti mes Melania Trump dhe Harp. Sipas autorit dhe biografit Michael Wolff, Harp ka qenë ndër personat që kanë mbështetur projektin për ndërtimin e sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë, projekt që çoi në shembjen e Krahut Lindor.
“Njerëzit brenda Shtëpisë së Bardhë thonë se Natalie ishte një nga njerëzit që mbështeti sallën e ballove dhe lirimin e Krahut Lindor”, deklaroi Wolff në një podcast.
Sipas The Wall Street Journal, Melania Trump kishte shprehur rezerva për shembjen e Krahut Lindor dhe madje u kishte thënë ndihmësve se nuk ishte përgjegjëse për vendimin.
Top Channel