Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Plagoset Vladimir Bruçi, u qëllua disa herë nga fqinji pranë shtëpisë së tij

20/08/2026 14:48

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi, një emër i njohur për Policinë.

Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij në lagjen Rus dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Bruçi është qëlluar me pistoletë nga Pjerin Bitani, i cili është fqinji i të plagosurit.

Ndërkohë Policia ka identifikuar autorin, shtetasin me incialet P.B dhe shton se po punon për kapjen e tij.

Top Channel