Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Delvinë.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, i plagosuri është Xhike Hita, rreth 49 vjeç, i cili është goditur me një mjet prerës.
Pas plagosjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. 45-vjeçari Xhike Hita ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lekan Tozo është autori i ngjarjes dhe është shoqëruar nga policia. Sherri dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, në lagjen “9 Tetori”, për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel