Zjarr në masivin pyjor pranë qytetit të Milotit, avancimi i shpejtë i flakëve rrezikon banesat pranë tij 3 ditë hetime dhe vëzhgime intensive iu deshën Policisë së Tiranës për të identifikuar 28 të mitur, të cilët kishin nisur një konflikt në TikTok.
Të miturit kishin vendosur ta çonin konfliktin përtej hapësirës dixhitale, duke lënë takim në Kombinat, ku shkuan të pajisur me thika, kaçavida dhe maska.
Në prani të prindërve dhe psikologëve, të gjithë të miturit, të moshave nga 13 deri në 17 vjeç, u thirrën në komisariat dhe u proceduan në gjendje të lirë. Ata vinin nga zona të ndryshme të Tiranës, nga ish-Parku, Astiri, Yzberishti dhe Kombinati.
Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi një përplasje që mund të sillte pasoja të rënda.
Vetëm gjatë këtij viti, policia ka ndërhyrë në 11 raste kur të miturit janë përplasur fizikisht dhe me mjete të forta me njëri-tjetrin. Ndërsa një vit më parë, në vend janë shënuar 34 përplasje mes të miturve.
Ndër ngjarjet më të rënda të shënuara mes të miturve është ajo e shënuar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku gjatë një konflikti u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar nxënësi Martin Cani. Si pasojë e kësaj goditjeje, ai humbi jetën, ndërsa autori u dënua me 16 vite burgim.
Përveç konflikteve, ndër veprat penale që kryejnë më së shumti të miturit janë vjedhja, shpërndarja e lëndëve narkotike, por edhe drejtimi i mjetit pa patentë.
Top Channel