I shpallur në kërkim pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil, Policia operacion të gjerë për kapjen e David Heurtevent
20/08/2026 12:29
Policia po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e një nga personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes dy ditë më parë në Ksamil.
Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat, raportojnë se operacioni po zhvillohet në disa zona të Tiranës dhe Vlorë, ku dyshohet se fshihet Daniel Gjana allias David Heurteven, i shpallur në kërkim.
Sipas dinamikës së zbardhur nga autoritetet, Heurtevent dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin portugez. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të ‘Principotes’, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin.
Top Channel