Zjarret vijojnë të shkatërrojnë pyjet në Pukë, autoritetet në terren në luftë me flakët, pamjet me dron tregojnë katastrofën
19/08/2026 18:48
Dhjetëra hektarë pyje po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta.
Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe mjedisin.
Pamjet e siguruara nga droni tregojnë përmasat e katastrofës, me zona të tëra të përfshira nga zjarri dhe tymi.
Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Top Channel