Zelensky e shkarkoi pas skandalit të korrupsionit, vihet në pranga Iryna Mudra, zv. shefja e stafit të Presidentit 19/08 19:26
Të paktën 100 persona kanë vdekur pas një rrëshqitje toke në një minierë ari të improvizuar në Republikën Qendrore Afrikane perëndimore, pranë kufirit me Kamerunin.
Tragjedia ndodhi dje të martën në orën 14:00 (ora lokale, ora 17:00 sipas kohës greke) në një minierë ari të improvizuar në Zaboye, rreth 50 km nga qyteti i Bamboua në Republikën Qendrore Afrikane. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Më parë, agjencia gjermane e lajmeve kishte raportuar se 33 persona kishin vdekur në rrëshqitjen e dheut. U raportua se aksidenti ndodhi në qytetin kufitar Garoua-Boulaï, Kamerun, në kufirin me Republikën Qendrore Afrikane.
Top Channel