Banesa pranë QSUT-së përfshihet nga flakët, zjarri rrezikoi edhe një restorant
19/08/2026 17:56
Një shtëpi e pabanuar në afërsi të QSUT-së në Tiranë është përfshirë sot nga flakët.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se falë ndërhyrjes në kohë, flakët janë izoluar.
Pranë kësaj banesë ndodhej edhe një restorant, por izolimi i shpejtë i zjarrit nuk e ka kërcënuar.
Shkak për flakët dyshohet te ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Top Channel