Tragjike në Nigeri, disa persona të armatosur sulmojnë një grup njerëzish teksa mbanin lutjet e së premtes, raportohet për 30 viktima Një dron ukrainas ka goditur cisternën greke Skiros e cila po lundronte në Detin e Zi, pasi kishte ngarkuar naftë në një terminal të Konsorciumit të Gazsjellësit të Kaspikut (CPC), një nga rrugët kryesore për eksportin e naftës kazake drejt tregjeve ndërkombëtare.
Sulmet e mëparshme me dronë ndaj infrastrukturës së konsorciumit kishin shkaktuar ndërprerje të ngarkesave dhe ulje të prodhimit nga disa kompani që operojnë në Kazakistan. Sipas televizionit grek Skai, droni kishte kryer një fluturim vëzhgues përpara se të godiste urën e komandimit të anijes, duke shkaktuar zjarr në bord. Operatori grek i anijes konfirmoi megjithatë se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u plagos dhe nuk pati rrjedhje nafte.
Skiros eshte një cisternë e klasës Suezmax me kapacitet rreth 1 milion fuçi. Sipas Financial Times, Ukraina i kishte pezulluar sulmet me dronë ndaj cisternave që përdorin portin rus të Novorossiysk, pas një kërkese të zëvendëspresidentit amerikan JD Vance drejtuar Volodymyr Zelenskyt gjatë një bisede telefonike më 31 korrik.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për Financial Times se administrata amerikane i kishte kërkuar Kievit të ndalonte sulmet ndaj anijeve jo-ruse dhe infrastrukturës së konsorciumit, të cilat Uashingtoni i konsideron të rëndësishme për eksportin e naftës kazake drejt tregjeve europiane, si alternativë ndaj furnizimeve ruse. Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe zyra e zëvendëspresidentit Vance nuk kanë komentuar publikisht mbi këtë çështje.
Top Channel