Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një i ri francez është gjetur i pajetë pranë një plazhi.
Viktima, Migel Mendes, rreth 20 vjeç, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autori dyshohet të jet1ë Sokrat Vata, i arrestuar dhe i dënuar në 2024 në Angli për trafik droge.
Ksamil/Informacion paraprak
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Top Channel