Zjarri me 4 të plagosur në skafin në Porto Palermo, dalin pamjet në momentin e ngjarjes. Një gomone i vjen në ndihmë të plagosurve (Video) Protesta në Tiranë u zhvillua edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të, ndërsa tubimi i sotëm vjen pas një përplasjeje mes vetë protestuesve ditën e djeshme.
Si çdo mbrëmje, protestuesit ugrumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Më pas, ata u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe me kërkesat për rrëzimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Protesta e sotme u zhvillua pas incidentit të mbrëmshëm, ku protestuesit, të ndarë në dy grupe, u përfshinë në një përplasje, e karakterizuar nga ofendime, teksa dyshohet se kishte edhe një incident të izoluar përplasjeje fizike.

Agron Jemini
Në protestën e 79-të ka folur edhe Agron Jemini, i njohur tashmë si “Agroni i Flamurit”, që ishte shënjestër në incidentin e djeshëm. Ai u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa, ndërsa protestuesve u kërkoi të mos përçahen.
“Ai incident që ndodhi mbrëmë nuk do të më frikësojë, por më bën më të fortë. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa, personat janë të identifikueshëm. Të vazhdojë punën që paguhet nga taksat tona.
Çdo sulm që do të vijë përballë individit tim, nuk do të më shmangë nga sheshi, nuk do të më ndalojë asnjëherë, do të jem këtu çdo natë me protestuesit, me dorëheqjen e Edi Ramës sa më parë. I bëj thirrje të gjithëve të mos përçahemi nga individë që paguhen nga oligarkët dhe politikanët. Të jemi të fortë, do ti mposhtim”, tha Jemini.
Pas orësh para kryeministrisë tubuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrjet e zakonshme, kundër qeverisë dhe klasës sonë politike.
Top Channel