Zyrtare/ Djed Spence është zikaltër, nënshkruan me Interin deri në 2031: Një klub i madh, jam krenar që jam këtu
Qazim Laçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Super Ligën turke ku ai aktivizohet me skuadrën e Rizespor. Mesfushori kuqezi u shndërrua në heroin e skuadrës së tij në ndeshjen me Konyaspor duke shënuar golin e fitores 1-0 të Rizespor.
Gjithçka ndodhi në minutën e 97 kur Rizespor fitoi një 11 metërsh. Ishte pikërisht Laçi që e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë duke u treguar i saktë dhe e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Rizesporit që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Qazim Laçi shënoi 7 gola dhe dha 9 asist në kampionatin turk duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të spikatur te Rizespor.
VIDEO e golit të Qazim Laçit
Top Channel