Zjarri në rrethinat e Tiranës, situata jashtë kontrollit! Flakët i afrohen banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë
12/08/2026 21:41
Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha.
Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun.
Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi flakët jashtë kontrollit.
Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri.
Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën.
Top Channel