“Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua”/ 74 ditë tubim në Tiranë, protestuesit nisin marshimin pas fjalimeve
12/08/2026 21:16
Protesta e radhës është zhvilluar mbrëmjen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 74-të të tubimit.
Tubimi ka nisur pas marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë grumbulluar për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend.
Gjatë protestës janë përsëritur thirrjet kundër klasave politike, ndërsa janë mbajtur fjalime edhe rreth situatës së fundit mes Serbisë dhe Kosovës për lumin Ibër.
Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Top Channel