Një tjetër ndryshim në kabinetin e Trump, presidenti i SHBA-së njofton largimin e Karoline Leavitt nga posti i sekretares së shtypit

12/08/2026 21:55

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është larguar nga posti. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Donald Trump, i cili njoftoi se Leavitt dorëzon detyrën në fund të muajit gusht.

Duke e cilësuar si një ndër njerëzit e tij më të besuar, kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se “Karoline tani do të jetë një nga këshilltaret e mia kryesore të jashtme dhe një zë me ndikim brenda Partisë Republikane, teksa punojmë për të sfiduar historinë dhe për të fituar zgjedhjet e radhës.

28-vjeçarja Karoline Leavitt ka qenë zëdhënësja kryesore e administratës Trump dhe personi përgjegjës për komunikimin e përditshëm të Shtëpisë së Bardhë me mediat. Largimi i saj vjen pak kohë pasi ajo u rikthye në detyrë pas pushimit pas lindjes së fëmijës.

Leavitt kishte marrë pushim nga prilli deri në korrik dhe u rikthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë në mes të korrikut. Ajo ishte emëruar në këtë detyrë në fillim të mandatit të dytë të Trump dhe u bë personi më i ri që ka mbajtur postin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel