Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ Mbijetoi 36 orë nën rrënoja, shpëtohet e gjallë 32-vjeçarja
Miliona njerëz në Europë do të kenë mundësinë të vëzhgojnë sot një eklips diellor, ndërsa Spanja duket se do të jetë vendi ndoshta më i favorshëm për të parë këtë fenomen të rrallë.
Mbrëmjen e sotme, pak para perëndimit të Diellit, Hëna do të kalojë përpara tij, duke errësuar përkohësisht qiellin në pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër. Në Spanjë, në zona të gjera të vendit, do të mund të vëzhgohet një eklips i plotë diellor, për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh.
Ndërkohë, në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës, eklipsi do të jetë vetëm i pjesshëm. Kushtet atmosferike në Spanjë pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për vëzhgimin e fenomenit. Ekspertët paralajmërojnë se vëzhgimi i Diellit duhet të bëhet vetëm me syze speciale, të certifikuara për eklipse.
Shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit, edhe kur ai është pjesërisht i mbuluar nga Hëna, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të syve. Në Spanjë, autoritetet janë gjithashtu në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje.
Qindra mijëra njerëz pritet të mblidhen në zona të hapura dhe pika të larta për të ndjekur eklipsin, ndërsa temperaturat dhe kushtet e thata rrisin rrezikun që një pakujdesi e vogël të shkaktojë zjarr. Spanja është përballur edhe më herët gjatë këtij viti me zjarre të mëdha pyjore, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të territorit.
Top Channel