“Ata janë negociatorë dinakë”/ Trump “shpërthen” në akuza për Iranin: Njerëz të pandershëm, ne kontrollojmë paratë e tyre
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të rifillojnë një raund të ri bisedimesh në fillim të muajit shtator.
Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes palëve do të zhvillohen në kryeqytetin e Italisë, Romë. Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Shtetit i SHBA-së në një deklaratë, ku thuhej se Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin bisedimet si ndërmjetës.
Qëllimi i bisedimeve është që t’i jepet fund luftimeve në territorin e Libanit, ku trupat izraelite po kryejnë sulme të herëpashershme, duke shënjestruar objektiva të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.
Por, nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se iranianët janë negociatorë dinakë dhe të pandershëm.
“Ata janë negociatorë dinakë, sepse bien dakord për diçka dhe pastaj dalin dhe thonë se nuk kanë rënë kurrë dakord për të. Ata janë njerëz të pandershëm“, tha Donald Trump gjatë një interviste.
Sipas Kreut të Shtëpisë së Bardhë, Irani është në vështirësi të mëdha, jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht. “Ne kontrollojmë paratë e tyre, ne kemi kontroll të plotë. Unë jam bankieri i tyre. Ata kanë inflacion 300%, monedha e tyre është pothuajse e pavlerë”, shtoi Trump.
Top Channel