Studentja 20-vjeçare gjendet e vrarë në apartamentin e saj në Arizona, i dyshuari arratiset drejt Evropës dhe arrestohet në Berlin
Tetë trupa të copëtuar u gjetën të dielën të varrosur fshehurazi në një minierë të paligjshme në provincën jugore ekuadoriane të Azuay, njoftoi policia.
Sipas autoriteteve, trupat ishin varrosur në një thellësi prej rreth dy metrash. Viktimat kishin duart e lidhura dhe në trupat e tyre u konstatuan trauma të rënda, përfshirë copëtim dhe prerje koke, të shkaktuara me hanxharë.
“Trupat ishin varrosur në një thellësi prej rreth dy metrash”, deklaroi për mediat Pablo Iga, një oficer i lartë i policisë gjyqësore.
Viktimat u gjetën në zonën e Pukarës, ku aktiviteti i paligjshëm i nxjerrjes së arit dhe bakrit është intensifikuar gjatë viteve të fundit. Në këtë zonë, banda kriminale Los Lobos (“Ujqërit”) konsiderohet si grupi dominues.
Sipas analizave paraprake, trupat dyshohet se ishin varrosur në minierë rreth dy ditë para se të zbuloheshin. Deri tani, identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar.
🚨 #PUCARÁ || INVESTIGAMOS HALLAZGO DE 8 CUERPOS
En Huasipamba, mina “El Mirador”, #PolicíaEcuador y FF.AA. localizaron 8 cuerpos sin vida y 2 vehículos incinerados. Se investigan las circunstancias y posibles responsables.#ServirYProtegerConFirmeza#CeroImpunidad pic.twitter.com/7jE2f4Kgac
— Policía Ecuador Zona 6 Azuay-Cañar-Morona Santiago (@PoliciaEcZona6) August 10, 2026
Policia ishte vendosur në këtë zonë të vështirë për t’u aksesuar pasi kishte marrë informacion për të shtëna me armë. Gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan trupat e varrosur në minierën e paligjshme.
Ndërkohë, banorë të zonës u kanë raportuar autoriteteve zhdukjen e të afërmve të tyre. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar identitetin e viktimave dhe rrethanat e vrasjes.
Ngjarja e rëndë vjen në një kohë kur Ekuadori po përballet me një valë të lartë dhune të lidhur me aktivitetin e bandave kriminale.
Pavarësisht politikës kundër bandave dhe “luftës” së shpallur ndaj tyre nga presidenti i krahut të djathtë, Daniel Noboa, dhuna vazhdon në vend, ndërsa grupet kriminale përleshen për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës dhe aktiviteteve të paligjshme minerare.
Azuay është një nga dhjetë provincat e Ekuadorit që janë në gjendje të jashtëzakonshme që prej qershorit, për shkak të rritjes së dhunës me armë.
Ekuadori, i konsideruar dikur si një nga vendet më të qeta të Amerikës Latine, është përballur vitet e fundit me një përshkallëzim të ndjeshëm të kriminalitetit. Në vitin 2025, shkalla e vrasjeve arriti në 51 për 100 mijë banorë, më e larta në Amerikën e Jugut, sipas të dhënave të InSight Crime.
Top Channel