FOTO/ Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, katedrale dhe ndërtesa të shkatërruara. Të paktën 18 të vdekur, njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal.
Fillimisht, në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me bashkinë Berat.
Sipas relacionit,të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme (ish rrethet), shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Sipas këshilltarëve bashkiak, bashkia Dimal në këto 10-vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.
Sipas këshilltarëve,ndryshe nga sa konsiderohet në relacian shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues,bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare. Pas diskutimeve të këshilltarëve bashkiak, të gjithë njëzëri dolën në përdundimin se: “Në relacion,në kundërshtim me nenin 89,nuk argumentohen as me fake dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirje”.
Pra, duke argumentuar se në këto kushte propozimi është i pavlefshëm, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmëtinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.
Top Channel