E rëndë në Pogradec, një 30-vjeçar hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë, dyshohet për infarkt  

10/08/2026 15:58

Sipas të dhënave, ngjarja është regjistruar pak më parë, ku i riu është hedhur nga varka por ka ndërruar jetë pasi është mbytur.

Ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.  Viktima Kërtis Rizvani, nga Maliqi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pritet të zbardhen rrethanat nëse 30 vjeçari ka pësuar infarkt nga kontakti me ujin apo është mbytur.

Top Channel