Nga arrestimi në Dubai te ekstradimi në Dublin, bosi i kartelit mbërrin në Irlandë/ Përballet me akuza për krim të organizuar
Një burrë rreth të 30-ave ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se është sulmuar nga një grup prej gjashtë personash në Liverpul të Anglisë.
Ngjarja ndodhi pak para mbrëmjes në Park Road, në zonën Dingle, jashtë një dyqani ushqimi. Sipas policisë, gjatë sulmit është përdorur edhe një biçikletë elektrike, e cila është sekuestruar nga autoritetet, shkruan The Sun.
I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ku vijon të marrë trajtim dhe ndodhet në gjendje kritike.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy adoleshentë. Një 16-vjeçar nga Wavertree dyshohet për plagosje të rëndë me qëllim, ndërsa një 14-vjeçar nga Dingle është arrestuar nën dyshimin për plagosje me qëllim.
Të dy të miturit ndodhen ende në paraburgim, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin të gjithë dinamikën e sulmit dhe të identifikojnë personat e tjerë të përfshirë.
Në vendngjarje vijon prania e policisë, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë, provat forenzike dhe dëshmitë e personave që mund të kenë parë sulmin.
Top Channel