Sot protesta e 70-të përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë fjalimet

08/08/2026 20:54

Kjo e shtunë shënon protestën e 70-të përpara Kryeministrisë.

Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë me flamuj dhe pankarta në duar.

Ata po vijojnë fjalimet, nën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike në vend.

Pritet që protesta të mbyllet me marshim nëpër rrugët e Tiranës.

 

Top Channel