Zjarri në Koliaç të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

08/08/2026 20:44

Në Koilaç të Mallakastrës ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës, i cili po mbështet forcat në terren në përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Top Channel