Lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë, policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 vëllezër me precedent të mëparshëm penal Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në konflikt janë përshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shoqëruar nga forcat e policisë.
Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.
Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat.
Top Channel