Zjarri vijon me intensitet të lartë në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullishte.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të afrohen drejt banesave të fshatit.
Në vijën e parë të betejës me zjarrin janë vendosur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për evakuimin e banoreve izolimin e flakëve, dhe për të ndaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.
Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Fieri, Berati dhe Lushnja, duke përforcuar operacionin në terren.
Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, po vijon edhe evakuimi i banorëve nga zonat më të rrezikuara, ndërsa forcat në terren po përpiqen të krijojnë një perimetër sigurie rreth banesave.
Situata mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa puna vijon pa ndërprerje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në zonat e banuara.
Top Channel